Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, gjatë mbledhjes që nisi pasditen e sotme ku në rend dite ishin miratimi i rezultateve për 11 qarqet e vendit, duke qenë se Kukësi është certifikuar nga KQZ disa ditë më parë.

KQZ miratoi tabelat e rezultateve sipas qarqeve, ku nuk pati asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ.

Nga sot, çdo parti ka 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe Kolegji të japë vendimet, në rast se ndonjë subjekt s’e çon në Kolegj, Ilirjan Celibashi shpërndan më pas mandatet me emrat e deputetëve.

Kohe me shume ne certifikimin e zgjedhjeve ka marre verifikimi i kandidatit te PD ne qarkun e Shkodres Zef Hila!

Vendimi i KQZ-së erdhi pas shqyrtimit të rastit të kandidatit Zef Hila, emri i të cilit ishte dërguar për verifikim.

Pasi përgjigjes së kthyer nga tre institucione, përkatësisht drejtoria e Burgjeve, drejtoria e Gjendjes Civile dhe Prokuroria e Përgjithshme, sekretari i përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merkaj, tha se ndaj tij kishte pasur një vendim të Gjykatës së Shkodrës, e cila e kishte shpallur të pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Zef Hila ka depozituar në KQZ formularin e vetëdeklarimit ku nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me ndalimet nga ligji. Në përgjigje të shkresës së KQZ, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar ka një vendim të gjykatës së Shkodrës ku është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.  Drejtoria e Gjendjes Civile ka deklaruar se Hila nuk ka bërë ndryshim të gjeneraliteteve.

Hila nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të nenit 2 apo për moszgjedhshmërinë. Për këtë arsye KQZ ka miratuar listën e PD-AN në 12 qarqet. Duke qenë se prokuroria e përgjithshme pasi ka kryer verifikimet e nevojshme brenda vendit, referon se zoti Hila nuk është deklaruar fajtor për veprat penale dhe nuk ka indicie për dënim jashtë territorit të Shqipërisë”, u shpreh Merkaj.

Hila ishte ndër më të votuar nga radhët e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, i renditur i pesti në listë. Demokratët fituan 5 mandate në këtë qark.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re