Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar inspektorë për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave për shkak të tensioneve të krijuara në Bashkinë e Kurbinit. Inspektorët e KQZ-së do të monitorojnë nga afër procesin që të vijojë numërimi normalisht dhe rezultati të dalë sa më shpejt.

Megjithatë, pas një ndërprerje të shkurtër tashmë ka nisur numërimi. Sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ, kandidatja socialiste Majlinda Pashk Cara kryeson me 7,215 në krahasim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Behar Adem Haxhiu, i cili deri më tani ka 7,056.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re