Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se në procesin zgjedhor gjithçka shkoi mirë, përvecse dështimit spektakolar të KQZ. Për këto deklarata u pyet sot nga gazetarët, Ilirjan Celibashi, i cili nuk pranoi të japë asnjë koment.

rama-celibashi-1

Pyetje: Rama tha se gjithçka shkoi mirë përveçse menaxhimit skandaloz të punës së KQZ, e bashkëndani këtë konsideratë dhe nëse nuk e  pranoni cila është oponenca juaj?

Celibashi: Më lejoni të them që nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit.

Deklarata e Ramës dje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dështoi me sukses për të garantuar procesin e votimit siç duhet në Shqipëri.

 

“Standardet, s’kam lexuar asnjë raport paraprak por besoj se zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçantë veç dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra qytetarë që ishin që në orët e para të mëngjesit në radhë. Me siguri që ne nuk do ta lëmë me kaq këtë çështje aq më tepër kur pamë skemat e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re