KQZ do të mblidhet sot në një seancë publike për mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Ky i fundit rezultoi nga hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme se ka qenë i dënuar me tre vite në burg gjatë kohës kur ka jetuar në Greqi si emigrant për përleshje apo konflikt.

Më parë rasti i Ismailajt u denoncua nga Partia Demokratike e cila e akuzonte Ramën dhe PS se në Mallakastër kishte vendosur një kryebashkiak të kriminalizuar.

Tashmë pritet vendimi i KQZ sot nëse do të heqë apo jo mandatin e Ismailajt i cili rezulton ashtu siç u denoncua muaj më parë, me probleme në ligjin e dekriminalizimit.

Njoftimi i KQZ:

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon seance publike diten e Merkure, date 30.06.2021, ne oren 11:00 me kete rend dite:

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste e Shqipërisë, zj. Alketa Kiço Basho”;

Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re