Ditwn e sotme janë prezantuar  anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së .

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në prezantimin e anëtarëve të dy organeve të reja se uron që puna do të shkojë përpara dhe shtoi se shpreson në një bashkëpunim mes palëve.

“Me prezantimin e anëtarëve të këtyre dy strukturave, Rergullatori dhe CAS, institucioni i KQZ formësohet në mënyrë të plotë. Shpresoj që bashkëpunimi i këtyre tre strukturave të jetë në eficensë të plotë që koha e shkurtët deri në zgjedhjet të kalohet me vullnet të plotë”, tha Celibashi.

Një sfidë që i ngarkohet KQZ-së së re është edhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje. Kjo do te jëtë një detyrë ekskluzive e numrit dy të KQZ-së, nënkomisioneres Lealba Pelinku.

Kush janë anëtarët e KAS: Ledio Braho, Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele dhe Elvis Çefa

Anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve Ilirjana Nano; Dritan Çaka; Arens Çela; Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re