Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë gati projektvendimin, i cili do të miratohet në datë 2 shkurt për shpërndarjen e fondeve për partitë politike, që më pas do të përdoren në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në total, fondi që do t’u shpërndahet partive është 140 milionë lekë. “Panorama” ka siguruar edhe dokumentin e KQZ ku thuhet se përfituese të kësaj shume do të jenë dhe partitë që dogjën mandatet, pra opozitës.

Pjesën më të madhe e merr Partia Socialiste 63 milionë lekë, PD-ja 38 milionë lekë, LSI 20 mln lekë, PDIU 7 mln lekë, Lista e Barabartë 4 mln dhe PSD 5 mln lekë.

– Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047
– Partia Demokratike 38.911.877
– Levizja Socialiste për Integrim 20.012.797
– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477
– Lista e Barabartë 4.841.667
– Partia Socialdemokrate 5.369.137

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re