Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin ditën e sotme sa i përket rinumërimit të votave në rang vendi për të hetuar parregullsitë e bëra në të gjithë vendint.

Në total do të rinumërohen 10% të kutive të votimit në disa bashki të vendit. ‘Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin e përzgjedhjes së 10% të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit, që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor. Këqyrja paszgjedhore e fletëve të votimit & materialeve zgjedhore për këto QV do të fillojë në KQZ, ditën e Premte, ora 12:00″- shkruhet në faqen zyrtare të KQZ në facebook ku informojnë publikun për bashkitë ku pritet të ndodhë ky process duke specifikuar ditën dhe orën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re