Skip to content

KQZ merr vendim, caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për Bashkinë e Rrogozhinës






KQZ ka vendosur që zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik të këtij viti, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm.

“Vendosim zhvillimin e zgjedhjeve të përsëritura për Bashkinë e Rrogozhinës në datën 23 korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, është shprehur kryekomisioneri Ilirian Celibashi.

Vendimi për caktimin e mbledhjes së KQZ erdhi pas përfundimit të procesit të apelimit nga partitë politike në lidhje me parregullsitë e pretenduara për zgjedhjet e 14 Majit.

KQZ ka propozuar më herët datën 23 Korrik për zhvillimin e këtij procesi, por vendimi përfundimtar u mor pikërisht ditën e sotme.

Në garë në 23 korrik do të jenë sërish Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“”