Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot zyrtarisht mandatin e deputetit Astrit Veliajt, i cili do të zëvendësojë në Kuvend ish-deputetin e Partisë Demokratike, Eduard Halimi.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ, me vendim unanim. Astrit Veliaj ishte i dyti në listën e kandidatëve të PD në Qarkun e Beratit.

Ndërkohë, mandati i Halimit pritej t’i kalonte njërës prej kandidateve femra në listën e PD, për shkak të mos respektimit të kuotës gjinore. Por, si Juvina Qevani edhe Monika përmes një kërkese refuzuan të merrnin mandatin e deputetes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re