Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndarjen e fondeve për të gjitha subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Referuar rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2015, të cilin KQZ e ka marrë si pikëreferimi për ndarjen e fondeve, partia që përfiton më shumë para është PS.

 

42.8 mln lekë është fondi i akorduar për Partinë Socialiste, ndjekur nga Partia Demokratike të cilës i takojnë 24.9 mln lekë.

 

Ndërkohë Partia e Lirisë do të marrë 15 mln lekë, të cilat do të duhet “t’i ndajë” me Sali Berishën, i cili duke qenë se nuk zotëron vulën dhe as logon e asnjë subjekti politik, nuk përfiton asnjë qindarkë nga KQZ.

 

Partia Republikane e Fatmir Mediut ka marrë 3 mln lekë, LZHK 1 mln lekë, PDIU merr 4 mln lekë dhe Bindja Demokratike 639 mijë lekë.

 

Nga ana tjetër, Partia Social Demokrate nuk përfiton asnjë qindarkë, pasi KQZ e ka gjobitur më shumë se sa fondi që i takon në bazë të votave të 2015-ës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re