Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Sipas përditësimit më të fundit, deri në orën 16:00 kanë marrë pjesë në votim 32.19% e qytetarëve.
Në bashkitë më të mëdha të vendit raportohet se Tirana ka 34.25 % pjesëmarrje, Elbasani 31.59 %, Durrësi 28.41 dhe Fieri 26.69 %.
Subjektet politike kanë bërë thirrje vazhdimisht për pjesëmarrje në votime, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesin e tyre për 4 vitet e ardhshme.