Skip to content

KQZ pezullon përgatitjet për Tiranën/ Celibashi: Zbatojmë vendimin e Kushtetueses, vazhdojmë punën për 5 bashkitë e tjera

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të pezullohen përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për pjesën e zgjedhjeve në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se KQZ nuk mund ta kryejë veprime pa marrë vendim Gjykata Kushtetuese.

Celibashi shtoi se 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen zgjedhjet më 9 nëntor.

“KQZ ka pezulluar procesin për Tiranën. Çdo veprim i KQZ që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor do zhvillojmë zgjedhje për 5 bashkitë e tjera. Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do duhet ta respektojmë. Kjo është e qartë. KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me Bashkinë e Tiranës. Është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese për ankimin e zotit Veliaj për shkarkimin e tij. Do vendosë Gjykata Kushtetuese. KQZ nuk është duke zhvilluar asnjë veprimtari për zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor.

Nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim apo një tjetër unë nuk do të preferoja ta bëja. Në kapacitetin tim mendoj që vlen të them, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 31 për të vendosur për këtë çështje. Në çdo lloj versioni, qoftë KZQ, Këshilli i Ministrave, apo presidenti do të shohim nëse do të ketë. Nuk do të doja të flisja se çfarë do të bënte Këshillimi i Ministrave apo Presidenti, po flas për KQZ dhe atë që duhet të bënte, procesi i përgatitjeve të zgjedhje kërkon një kohë të caktuar, zgjedhjet e pjesshme nuk mund të mbahen më parë se 30 ditë nga ku është njoftuar vakanca. Kandidatët e pavarur do të regjistrohen përmes një procesi që kërkon kohë. Çfarë lidhet me Bashkinë e Tiranës janë të pezulluara. Zhvillimi i procesit zgjedhor për Bashkinë e Tiranës për datën 9 nëntor është pothuajse i pamundur. Ne sot kemi zgjedhje vetëm në pesë bashki të vendit. Jemi duke vazhduar përgatitjet për pesë bashki”, tha Celibashi.