Edhe nëntë parti të tjera janë regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ka njoftuar se krahas 9 partive janë regjistruar dhe 2 komitete nismëtare.

Ndër partitë e regjistruara së fundmi janë ato Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Partia Ligj e Drejtësi e Spartak Ngjeles, Aleanca Kuq e Zi e parti te tjera!

Nuk ka mundur te regjistrohet Partia e Punes se Shqiperise, dhe disa parti te tjera!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi për zgjedhjet e 25 prillit edhe 9 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë:

1.Partia Shqiptare Atdheu;

2Partia Pajtimit Kombëtar;

3.Partia Ligj dhe Drejtësi;

4.Partia Fryma e Re Demokratike;

5.Partia Qytetare Shqiptare;

6.Partia Uniteti Kombëtar;

7.Partia Aleanca Kuq e Zi;

8.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;

9.Partia Aleanca Popullore;

10.Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;

11.Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së Xhavit Zhuzhit për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Gjithashtu, vendosi akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re