Subscribe

Komisioni qendror i zgjedhjeve njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

 

Komisoneri Ilirjan Celibashi regjistroi për zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetarin e bashkisë në Kukës PD me drejtues Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në këtë betejë elektorale me logon e Partisë Demokratike.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONER SHTETEROR PER ZGJEDHJET

 

“Kryetar i PD është Lulzim Basha dhe ai ka të drejtën të paraqesë kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje.”

 

Vendimi i Celibashit u bazua mbi vërtetimin e gjykatës se Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike. Ky vërtetim reflekton zgjedhjen e Bashës në krye të partisë më të madhe të opozitës në qershorin e vitit 2021, pasi as dorëheqja e tij dhe as rizgjedhja e tij nuk janë shqyrtuar nga gjykata e nuk janë pasqyruar në regjistrin e partive politike.

 

INDRIT SEFA

 

“Ne kemi vërtetim si në 14 maj se Basha është kryetar. Në gjykatë dërgojmë vetëm kur ka zgjedhje të një kryetari të ri. Kemi marrë më 29 gusht vërtetim që kemi Bashën kryetar.”

 

Të njëjtin dokumentacion përfaqësuesi ligjor Idrit Sefa paraqiti edhe për zgjedhjet lokale të 14 majit, por asokohe komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve vendosi të njohë dorëheqjen e Bashës dhe të pranojë Enkelejd Alibeajn si kryetar të Partisë Demokratike.

 

Mbetet për tu parë se cili do të jetë këtë herë vendimi i anëtarëve të KAS për PD dhe Lulzim Bashën.

 

Nga ana tjeter Sali Berisha do të garojë sërish me koalicionin “Bashkë fitojmë”, partia drejtuese e të cilit është partia e drejtuar nga Ilir Meta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re