Skip to content

KQZ rrëzon kërkesën për referendum, 3 anëtarë votuan pro

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen ku është diskutuar shqyrtimi i kërkesës për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kërkesa kishte ardhur nga shoqëria civile, ku 12 nismëtarë donin fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë.

Komisioni i Qendor i Zgjedhjeve pas diskutimeve rrëzoi kërkesën, ku 3 anëtarë votuan pro dhe 2 votuan kundër.

Me këtë vendim referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk mund të bëhet.