Kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes referendumit ndërmarrë nga 12 përfaqësues të shoqërisë civile rrëzohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga pesë anëtarët, tre votuan kundër, ndërsa votën pro e dhanë kryetari Klement Zguri dhe përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Rezarta Bitri.

Nënkryetari Denar Biba, edhe pse vetë votoi kundër, refuzoi ta quante rezultatin si qëndrim kundër referendumit për aq kohë sa në KQZ mungon kuorumi.

Votën e tij pro, Klement Zguri e argumentoi me faktins e kwrkesa i pwrmbush tw tre kushtet ligjore dhe se amendimet e kodit janw tw domosdoshme.

Ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, që i përket grupit të nismëtarëve tha se vendimi ishte i parashikuar ende pa nisur procesi.

Kërkesa për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor u depozitua në KQZ, në fillim të këtij viti. Në shqyrtimin e parë, 12 nismëtarëve iu kërkua që pyetja me të cilën do ti drejtohen qytetarëve të mos linte mundësi interpretimi ligjor.

Sot pyetjes për ndryshim te sistemit elektoral dhe zgjedhjen e kandidatëve për deputet nga vetë populli, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni që certifikon formularin tip për të mbledhur 50 mijë firma, i tha jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re