Gazetarja Esiona Konomi, e ftuar në edicionin e lajmeve në Abc News me Juli Krisafin, komentoi lëvizjen më të fundit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtimin e listave të dërguara nga partitë politike për anëtarët e KZAZ-ve, por duke shmangur Partinë Demokratike.

Gazetarja tha se Celibashi ka vendosur që ta shtyjë këtë vendimmarrje duke mos emëruar asnjë nga listat e të dyja kaheve të PD-së deri në një moment tjetër pasi po pret vendimin e gjykatës. Megjithatë, ajo tha se nëse nuk arrihet një vendim apo një zgjidhje nga ana e PD, KQZ mund të fusë qytetarë të thjeshtë.

Këta të fundit mund të aplikojnë dhe më pas përzgjidhen nga KQZ. “Kodi Zgjedhor ka disa parashikime që implikon drejtpërdrejt kryetarët e partive. Dhe sipas regjistrit, Basha është ende kryetar dhe ai mund të bëjë procedurat. Ai është dorëhequr por nuk është zëvendësuar në dokumente për shkak të problemeve.

E vetmja zgjidhje është që Basha të futet në lojë dhe të firmosë disa dokumente. Ka pretendime nga Gazment Bardhi se firma e tij do të jetë e vlefshme por KQZ ka refuzuar një tjetër firmë përveçse asaj të Bashës.”, tha mes të tjerash gazetarja Konomi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re