Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se i ka propozuar Presidentit Meta që të jetë data 6 mars dita kur mund të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë e vendit. Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Celibashi shprehet se kjo datë është më e mundshmja edhe në aspektin ligjor.

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, shkruan Celibashi në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re