Kreu i KQZ, Ilirijan Celibashi në një komunikim për mediat i është përgjigjur deklaratës të PS, lidhur me mosfunksionimin e pajisjes elektronike pasi iu kërkua që institucioni të kërkojë ndjesë publike qytetarëve.

Capture

Celibashi tha se në rast se ka palë të prekura nga mosfunksionimi i kësaj pajisje, KQZ e njeh përgjegjësinë ku theksoi se deklaratat e PS mund të jetë dhe thirrje për ta tërhequr institucionin në një debat.

Ka probleme por procesi mund të konsiderohet normal, duhet të presim përfundimin e procesit.

Deklaratat e PS, që KQZ duhet të kërkojë falje për mosfunksionimin e pajisjes elektronike?

Ajo që konsiderohet si problematikë për pajisjet ka cenuar një interes themelor, patjetër që ne mund t’i themi njohim përgjegjësinë. Nëse kjo ka ndikuar tek qytetarët, e kemi kërkuar ndjesën. Nuk e di se çfarë kërkon pala se çfarë duhej bërë ndryshe, apo kërkon ta tërheqë KQZ-në në një debat.

Ndër të tjera nënkryetarja, Lealba Pelinku tha se KQZ është informuar lidhur me problematika dhe se nuk ka shqetësime lidhur me sigurinë e votës.

Zvkomisionerja: Kemi kontraktuar me operatorët dhe i kemi kërkuar se çfarë ka ndodhur, dhe të gjithë ata kanë informuar se bëhej fjalë për kategori të moshave të treta, dhe na kanë garantuar siguri në procesin e votimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re