Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin 6 kryebashkiakëve, atij të Lezhës, Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Krujës.

 

Mandati i është dhënë zyrtarisht Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Emirjana Sakos në Bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreut në Bashkinë e Lezhës.

 

Gjithashtu u është dhënë mandat Sotiraq Filos në Korçë, Ermal Dredhës në Vlorë dhe Artur Bushit në Bashkinë e Krujës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re