Skip to content

KQZ “ultimatium” Bashës: Ke 48 orë kohë, plotëso dokumentacionin për regjistrimin e PD në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë 48 orë kreut të PD, Lulzim Basha që të plotësojë dokumentacionin për regjistrim në zgjedhjet lokale të 14 majit. Komisioneri i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi e ka cilësuar si të paqartë autorizimin e kreut të PD, Lulzim Basha për të deleguar kompetencat tek përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa. Ky i fundit dorëzoi kërkesën e regjistrimit të Partisë Demokratike në KQZ.

 

Sipas KQZ, bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit, të drejtën për regjIstrimin e PD në zgjedhje e gëzon Lulzim Basha. Ky i fundit gëzon dhe të drejtën për autorizimin e palëve të treta, por sipas KQZ kërkesa ka mangësi në dokumentacion bazuar në kodin zgjedhor.

 

‘Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. I jep disa kompetenca të kryetarit të partisë që ti delegojë tek persona të tretë. Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa, ky dokument nuk është i plotë. Unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe me përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhej me këtë parashikohet duhet të akti autorizues të jetë i qartë. Të jetë e qartë kush e lëshon autorizimin dhe përmbajtja.’- tha Celibashi.

 

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PD të “Rithemelimit” pretendojnë se regjistrimi i PD nga Lulzim Basha është ilegjitim.