Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pritet të marrë sot në shqyrtim vendimin e KQZ-së për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejes, Krishtian Shkreli.

Për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejes, KQZ ka ndërmarrë një hetim të thelluar për shkak se Kristjan Shkreli, ka deklaruar në formularin e dekriminalizimt, se ka ndryshuar mbiemrin nga “Shkreli” në “Kola”, dhe më pas nga “Kola” në “Shkreli”.

Ndërkohë që ka deklaruar se ka jetuar për disa vite ne Torino të Italisë dhe është dëbuar nga ky shtet.

“b. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike, ka kërkuar informacion nga Zyra e Gjendjes Civile, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se subjekti vetëdeklarues z. Kristian Luigj Shkreli, në vitin 2007, rezulton se ka ndryshuar rubrikën e mbiemrit nga “Shkreli” në “Kola”, dhe më pas në vitin 2010, ka ndryshuar nga “Kola” në “Shkreli”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikoi të dhënat në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z Kristian Luigj Shkreli. Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Kristian Luigj Shkreli, rezulton se ka deklaruar: •

Në rubrikën I. “TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjenealitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar se ka ndryshuar rubrikën e mbiemrit nga “Shkreli “ në “Kola”, dhe nga Kola në “Shkreli”.

• Në rubrikën III. “TË DHËNA MBI GJENDJEN GJYQËSORE TË PERSONIT”, të Formularit të Vetëdeklarimit, pyetjes 7 “A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj ?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’ duke deklaruar se në Torino Itali, në periudhën 2007, është ndaluar për mungesë dokumentacioni, për të cilën nuk disponon ndonjë akt që ka lidhje me deklarimin e faktit.

• Pyetjes 8 “A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj?, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’ duke deklaruar se ka jetuar në Torino Itali për arsye emrigracioni në periudhën 2005 – 2007”, thuhet në projektvendimin e KQZ.

Më tej në raportin e hartuar për Kristjan Shkrelin sqarohen edhe korrespondencat me Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka ndërmarrë në hetim të thelluar për Kristjan Shkrelin.

Por në konkluzione, theksohet se ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejes nuk ka dënime të formës së prerë, apo hetime në Shqipëri apo jashtë vendit.

“Për sa më sipër subjekti vetë deklarues, Z. Kristian Luigj Shkreli, Kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë. Referuar të dhënave të disponuara kandidati nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit/ moszgjedhshmërisë”, thekson KQZ.

SHQYRTIMIN E REZULTATIT TË VERIFIKIMIT TË PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM PËR SUBJEKTIN VETËDEKLARUES Z. KRISTIAN LUIGJ SHKRELI, KRYETAR BASHKIE NË BASHKINË VAU- DEJËS ,QARKU SHKODËR I PROPOZUAR NGA SUBJEKTI ZGJEDHOR “PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË ”

Referuar neneve 19, pikat 1, shkronja “n” e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ushtron në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta, si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Komisionit Rregullator ose Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi kompetent për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin për funksionet publike si dhe përpunimin për formularin e vetëdeklarimit për disa subjekte ndër të cilat është edhe “Kryetari i Bashkisë”.

Në zbatim të këtyre dispozitave, z. Kristian Luigj Shkreli, kryetar në Bashkinë Vau- Dejës, më datë 31.3.2023, ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit me nr. SHK-PS 10052 unik. KQZ bëri verifikimin “prima facie” dhe pasi konstatoi se kandidati nuk është në kushtet e ndalimit, ndërmori hapat e mëposhtme: a. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike, ka kërkuar informacion nga Zyra e Gjendjes Gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se subjekti vetëdeklarues z. Kristian Luigj Shkreli, nuk ka të regjistruar dënim penal të formës së prerë në sistem, rezulton i padënuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike, ka kërkuar informacion nga Zyra e Gjendjes Civile, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se subjekti vetëdeklarues z. Kristian Luigj Shkreli, në vitin 2007, rezulton se ka ndryshuar rubrikën e mbiemrit nga “Shkreli” në “Kola”, dhe më pas në vitin 2010, ka ndryshuar nga “Kola” në “Shkreli”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikoi të dhënat në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z Kristian Luigj Shkreli. Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Kristian Luigj Shkreli, rezulton se ka deklaruar: • Në rubrikën I. “TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjenealitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar se ka ndryshuar rubrikën e mbiemrit nga “Shkreli “ në “Kola”, dhe nga Kola në “Shkreli”.

• Në rubrikën III. “TË DHËNA MBI GJENDJEN GJYQËSORE TË PERSONIT”, të Formularit të Vetëdeklarimit, pyetjes 7 “A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj ?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’ duke deklaruar se në Torino Itali, në periudhën 2007, është ndaluar për mungesë dokumentacioni, për të cilën nuk disponon ndonjë akt që ka lidhje me deklarimin e faktit.

• Pyetjes 8 “A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj?, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’ duke deklaruar se ka jetuar në Torino Itali për arsye emrigracioni në periudhën 2005 – 2007.
Nga konstatimet e mësipërme dhe bazuar në nenin 8, pika 1, të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Kreu V, pika 2, shkronja “c”, të Vendimit të Kuvendit, nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 4095 prot., datë 24.4.2023, vendosi t’ia kalojë rastin për verifikim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, si institucioni kompetent që kryen verifikimin e plotë të deklarimeve të bëra. Me shkresën nr. 606/35 ext 23 prot., datë 01.02.2024, Drejtoria e Koordinimit Institucional, Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin “Për miratimin e rezultatit të verifikimit për subjektin z. Kristian Luigj Shkreli. Prokuroria e Përgjithshme, pas kryerjes së gjithë verifikimeve përkatëse, i konsideron këto të fundit të plota dhe të bazuara në nenin 8, pikat 1 dhe 2, të lidhura me nenin 5 të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” si dhe në përcaktimet e pikës 3 shkronja “ç”, Kreu III dhe pikave 10, 11, 12 e 13 të Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016, ka miratuar rezultatin e verifikimit të subjektit vetëdeklarues z. Kristian Luigj Shkreli, sipas të cilit konstatohet si më poshtë:

• Nuk rezulton të ketë gjenealitete të tjera në përbërësit e gjendjes civile, përvec atyre të deklaruara në formular apo të ndryshme nga ato të deklaruara;
• Nuk rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjygjësor shqiptar ose i huaj, për kryerjen e ndonjë vepre penale”; • Nuk rezulton i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;
• Nuk rezulton të ketë qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale;

Nuk rezulton të ketë qënë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale;

Nuk rezulton që ndaj tij të jetë caktuar ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale; • Nuk rezulton që ndaj tij të jetë lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale;
Nuk rezulton të jetë marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj; • Rezulton të jetë urdhëruar EKSPULS nga territori i shtetit italian, me vendimin nr.81/2007 të Prefektit të Provincës së Cuneos, për arsye se rezultoi i papajisur me dokumenta të rregullta qëndrimi në bazë të rregullave mbi qëndrimin e shtetasve të huaj.
Për shtetasin shqiptar Kristian Shkreli është urdhëruar: EKSPULS (LARGIMI) NGA TERRITORI ITALIAN, konform Nenit 13, paragrafi 2 gërma b të Dekretit Legjislativ 286/98 ndryshuar me Ligjet nr. 189/02 dhe 271/04, që parashikon ekspulsin kur një shtetas i huaj nuk ka bërë kërkesë për pajisje me leje qëndrimi brenda afatit të parashikuar. III. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit dhe rezultatit të verifikimit të thelluar, të Prokurorit të Përgjithshëm konstaton se: Ligji nr. 138/2015 dhe vendimi nr. 17/2016 i Kuvendit, përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe të detajuar se subjektet kanë detyrimin ligjor të deklarojnë çdo informacion në lidhje me gjenealitetet e tyre aktuale e të mëparshme, rekordet kriminale brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë (vendime dënimi përfundimtare ose jo, hetime penale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, masa sigurimi personale, vendime dëbimi, ndalime, arrestime, hetime, etj).

Për sa më sipër subjekti vetë deklarues, Z. Kristian Luigj Shkreli, Kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë. Referuar të dhënave të disponuara kandidati nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit/ moszgjedhshmërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re