Pas kërkesës së KQZ-së për të nisur verifikimin e kandidatëve për deputet të listave të 25 prillit, janë konstatuar tre kandidatë të dyshimtë, për të cilët KQZ i ka kërkuar sektorit të Dekriminalizimit të kryejë hetime më të thelluara për to.

Report Tv ka mësuar emrat e tre kandidatëve, ku një është nga lista e PD-së në Durrës Rezart Tusha dhe dy janë kandidatë të pavarur, konkretisht Boiken Abazi nga Vetëvendosje, si dhe Pal Shkëmbi kandidat i pavarur.

Kush është Rezart Tusha? Rezart Tusha, i cili kandidon me Partinë Demokratike në Durrës dhe është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në Zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.

Kujtojmë se vazhdimisht faktori ndërkombëtar në vendin tonë, kryesisht ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, u kanë bërë thirrje partive politike në vend që në listat e kandidatëve për deputetë të kenë emra të shkëputur nga bota e krimit dhe me integritet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re