Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin 4 deputetëve të rinj nga radhët e LSI, të cilët do të zëvëndësojnë deputetët që kanë djegur mandatet.

 

KQZ vendosi që t’I japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, I cili do të zëvendësojë ish-deputetin e LSI, Endrit Braimllari.

 

Po ashtu I dha mandatin edhe kandidates së Dibrës Aurora Marës. Mara do të zëvendësojë ish-deputetin Përparim Spahiu.

 

Ndërsa nga ana tjetër, morën mandatin edhe Ylli Shehu dhe Enver Roshi.

 

Shehu do të zëvendësojë Floida Kërpaçin ndërsa rezulton se ka qenë I dënuar me 200 mijë lekë gjobë. Detaj që Shehu e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminializimit.

 

Ndërsa Enver Roshi do të zëvendësojë ish-deputetin e Elbasanit, Edmond Haxhinaston.

 

Katër deputetët e rinj do të betohen nesër në Kuvend ku do të marrin dhe zyrtarisht mandatet.

 

Nga ana tjetër drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi të mbajtur me Komitetin Drejtues të LRI të dielën I ka cilësuar ata si “tradhëtarë” dhe se nuk e kanë merrituar që të jenë pjesë e LSI.

 

Por krahas kandidaturave të mësipërme, lista e kandidatëve që do të pranojnë mandatet pritet që të rritet pasi edhe Ralf Gjoni nuk e ka mohuar marrjen e mandatit.

 

Nga ana tjetër pritet që të rritet edhe numri i kandidatëve nga radhët e PD që do të pranojnë mandatet.

 

Mëngjesin e kësaj të hëne ishte Lefter Maliqi ai që depozitoi pranë KQZ formularin e dekriminalizimit ndërsa pritet që atij t’i bashkohen edhe Zana Prela dhe Ligoraq Karamelo që po ashtu nuk kanë firmosur dorëheqjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re