Kryeministri Edi Rama po ndjek live në Air Albania sfidën Shqipëri-Çeki, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Rama në fotot e siguruara nga LSA, shfaqet krah presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani.

Ndryshe nga herët e tjera, kreun e qeverisë nuk e shoqëronte bashkëshorja e tij Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho.

Shqipëria është në kuotën e 6 pikëve para kësaj ndeshje, ndërsa Çekia ka 7 pikë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko