Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.

Lajmin e bën me dije përmes një shënimi në facebook Ambasada e SHBA-së në Tiranë si dhe vetë ministrja Xhaçka.

“Krah për krah”, shkruan sipër fotos ministrja Xhaçka, ndërsa në shënimin e ambasadës thuhet se vizita e Kim ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO.

Pas tyre, në foto shihet edhe pjesa tjetër e stafit të anijes Butrinti.

Shënimi i Ambasadës Amerikane

Sot, Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.

Kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO.

Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re