Zjarri që përfshiu të hënën në mbrëmje një pjesë të madhe të Katedralen Notre Dame në Paris, preku ndjesitë historike e estetike të të gjithë opinionit botëror, por ndërkohë tërhoqi vëmendjen për shkatërrimin e monumenteve e vendeve të tjera historike që njerëzimi ka humbur në vitet e fundit për shkak të luftës në Siri, Irak dhe Afganistan.

Dëmtimi i madh në katedralen, ku kulmi dhe kulla kryesore u rrëzuan, kujtoi shkatërrimin e qëllimshëm të simboleve historike dhe monumenteve fetare në qytete të shumta muslimane.

 

Palmira, Siri

Qyteti i Palmiras, i vendosur në verilindje të kryeqytetit sirian të Damaskut, është i listuar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

ISIS e shkatërroi qëllimisht shumë monumente historike në këtë qytet që ishin nën kontrollin e tyre në 2015.

Historia Palmiras që daton në shekullin e 19 para Krishtit, e cila për shekuj me radhë ka pranuar shumë qytetërimeve, duke përfshirë asirianët, persët dhe romakët, në vitin 1980 u përfshi në UNESCO.

Palmira, e cila është prekur nga lufta në Siri, pritet të hapë dyert e saj për vizitorët verën e ardhshme, pas përfundimit të punës së gjerë në projektin e restaurimit.

 

Xhamia e Madhe në Halep

Xhamia i përket perlave të civilizimit Selxhuk dhe është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Sipas burimeve historike, në këtë xhami gjenden eshtrat e Profetit Zekeria, një person që respektohet në Islam dhe në Krishterim.

Xhamia u ndërtua gjatë sundimit të Perandorisë Selxhuke në 1090

Në vitin 2013, regjimi sirian shkaktoi dëme të mëdha në këtë ndërtesë historike me sulmet që ndërmorri.

Rinovimi i kësaj xhamie të famshme në Halepin e shkatërruar nga lufta, filloi në vitin 2017.

 

Mosul, Irak

Iraku gjithashtu u përfshi nga një kataklizmo pas pushtimit amerikan të këtij vendi në vitin 2013. Forcat amerikane, dhe pastaj ISIS, shkatërruan qëllimisht trashëgiminë arkeologjike dhe atë fetare të këtij vendi.

Selia e Imam Aliut në qytetin e Naxhafit, në jug të vendit, pësoi dëme të mëdha që rezultojnë nga konfliktet gjatë pushtimit amerikan të Irakut.

Helikopterë dhe tanke amerikane bombarduan këtë vend të shenjtë, të ndërtuar në 977, nën pretekstin e sulmimit të kryengritësve në afërsi të saj.

Në vitin 2014, ISIS shkatërroi xhaminë e famshme në Mosul, kur ata morën kontrollin e këtij qyteti në Irakun e veriut.

Në vitin 2017, ISIS shkatërroi xhaminë e madhe Al-Nuri, i njohur për minaren e saj nakrivljenoj dhe ndërtuar në shekullin e 12-të.

Xhamia e Munara A-Nuri, me minare 45 metra e lartë dhe 850-vjeçare, ishte një nga simbolet kryesore të qytetit të Mosulit dhe aktualisht po punohet për rindërtimin e saj.

Më pas vjen Afganistan, ku çuditërisht pati një reagim të fuqishëm perëndimor vetëm kur talebanët shkatërrua dy statujat monumentale të Budës në luginën Bamiyan. Kjo ndodhi në vitin 2001.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re