Aldo Baho, i njohur si “Sakati” është arrestuar nga Policia në tentativë për të kaluar kufirin për në Greqi. Baho, ose ndryshe “Sakati”, nofkë të cilën e mori pasi i mbijetoi një atentati në fshatin Murras në Elbasan, ku humbi jetën vëllai i tij, është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane. Ai po tentonte që të largohej në Greqi, ndërkohë që autoritetet italiane kërkonin ekstradimin e tij, pasi akuzohej për trafik lëndësh narkotike.

Baho është një emër i njohur për Policinë dhe konsiderohej si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i njohur si “Tarzani”, i cili u ekzekutua në masakrën e Bradasheshit. Bashkë me të u vranë edhe xhaxhai i tij dhe një turk, me të cilët po udhëtonte natën e 30 dhjetorit 2018.

Fill pas kësaj ngjarje, në ‘shënjestër’ u vendos ai dhe vëllai i tij, ndaj të cilëve u qëllua ditën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në fshatin Murras të Elbasanit. Vëllai i tij, Kevin Braho humbi jetën nga plumbat, ndërsa Aldo mbeti me probleme në të ecur, duke u detyruar që të përdorë patericat. Pikërisht për këtë arsye ka marrë edhe nofkën.

Më 13 shkurt të vitit 2016, Aldo Baho i ka shpëtuar edhe një atentati në Itali, dhe i vëllai i ndjerë Klevi në shenjë hakmarrje i ka goditur autorët me shkop bejsbolli duke i lënë me dëmtime shumë serioze në kokë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re