Annegret Kramp-Karrenbauer është gruaja që do pasojë kancelaren Angela Merkel në krye të CDU-së.

Emërimi i saj ishte rezultat i votimit të 999 delegatëve në një kongres partiak në Hamburg.

Po në të njëjtin aktivitet, Merkeli u duartrokit gati 10 minuta pas një fjalimi lamtumire, pas 18 vjetësh në krye të CDU-së.

“Unë e pranoj zgjedhjen dhe ju falënderoj për besimin tuaj”, tha Kram-Karrenbauer me lot në sy.

A do jetë dhe ajo një ditë kancelare si Merkel dhe gjithashtu e suksesshme si ajo? Kjo është dilema e madhe e të ardhmes së saj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re