Ministri gjerman i Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer tha se sjellja e Rusisë është një sfidë në rritje për Bashkimin Evropian.
Ajo tha se Gjermania duhet të rrisë alokimet për sistemin e mbrojtjes kombëtare, në interesin e saj, dhe jo si një “koncesion për Shtetet e Bashkuara”, raporton Tass.
“Sfidat po rriten me teknologji të reja, si dhe kërcënime hibride, por edhe si një problem rajonal, kur sjellja e Rusisë merret si shembull. Gjermania është shpesh në fokusin e sulmeve që mund të lidhen me Rusinë,” tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, pa dhënë shembuj të pretendimeve të saj.
Zv.ministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Grushko tha më 22 mars se Rusia ishte e gatshme për “ndërveprim konstruktiv dhe pragmatik, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë” në marrëdhëniet e saj me BE.
Ai tha se të gjitha përpjekjet për të biseduar me Rusinë nga pozicioni i forcës dhe sanksionet shtesë ishin “absolutisht kundërproduktive”.