Gazetari Adi Krasta ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme. I pranishëm në “Ashow”, në emisionin e tij, Krasta ka deklaruar se Ministria e Brednshme i ka manipuluar pamjet e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe se ka zgjedhur të publikojë vetëm ato nga lart.

Më tej, Krasta shprehet se kjo gjë është bërë që në pamje të dukej sikur godina është shembur shumë lehtë.

“Nga burime brenda strukturave të shërbimeve të fshehta është treguar se pamjet televizive të momentit të rënies së fasadës, marrë nga Ministria e Brendshme, janë montuar me kujdes.

Jane lënë jashtë, sipas këtyre burimeve, goditjet shkatërruese që i jane bërë bazës së fasadës. Kështu, kur kova e ruspës e preku fasadën ajo u shkrumbua menjëherë si për të provuar tezën se ndërtesa ishte me cilësi të keqe sa edhe e pavlerë.

Ministria e Brendshme, me pamjet e ofruara prej saj nga ndërtesa dhe të montuara me kujdes, perveç policimit brutal, siguron dhe përhapjen e narrativës së prishësve. Kështu siç është vepruar do binte çdo ndërtesë e fuqishme në botë,”– denoncoi Krasta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re