Skip to content

“Kredi me 0% interes për blerje banese”- Ministrja Manastirliu: Janë në dispozicion 90 kuota për mësuesit! Ja afati i fundit i aplikimit

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se për të dytin vit radhazi mësuesit do të përfitojë kredi për blerje banese me 0% interes.

Ministrja u shpreh se për këtë vit janë 90 kuota të vendosura në dispozicion të mësuesve për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese.

Mësuesit mund të aplikojnë në e-Albania deri më datë 9 prill 2025.

“Një tjetër mbështetje për mësuesit, me kredi me 0% interes, për të dytin vit radhazi👩‍🏫🏠

✅️Për këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese. 👨‍🏫👩‍🏫🧑‍🏫

Mësuesit mund të aplikojnë në e-Albania deri më datë 9 prill 2025″, njoftoi ministrja Manastirliu.

“”