Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë në një komunikatë për mediat ku ka folur për situatën ekonomike dhe politikat monetare të ndërmarra. Në fjalën e tij Sejko u shpreh se “Banka e Shqipërisë ka marrë një paketë të plotë masash për situatën e krijuar dhe Këshilli mbikëqyrës i BSH vlerëson se politikat monetare janë të qëdrueshme.”

Ndër të tjera Guvernatori Sejko u ndal edhe tek situata me kreditë e shtyra dhe nëse do të ketë një shtytje të dytë.

“Niveli I kredive të shtyra nga bankat është në masën ekuivalente 2 miliard euro. Do të ketë një sasi më të madhe të kredive të shtyra. Kemi parë një reagim nga bankat e nivelit të dytë në raport me kërkesat e shtyrjeve të kredive.

Ne po shikojmë situatën financiare dhe sigurisht situatën e bizneseve dhe jemi duke analizuar. Pritet që të ketë një shtytje edhe për 3 muaj. Sigurisht disa biznese do të kenë disa vështirësi financiare më të forta dhe disa më të lehta”, u shpreh Sejko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re