Kryministri Rama së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqiperisë Genti Sejko, kanë miratuar një urdhër qe i detyron të gjitha bankat e  nivelit të dytë, të shtyjnë me tre muaj pagesën e  kredive  për të gjithë ata kredimarrës që janë prekur nga COVID- 19.

Urdhëri është bërë publik në rrjetet sociale nga vete shefi i qeverise.

Ne bazë të dokumentit, të gjithë ata që kanë marrë kredi por nuk kanë mundësi pagese, deri në 31 maj 2020 nuk do të kenë penalitete nga bankat e nivelit të dytë.

Por që të zbatohet ky urdhër, cdo kredimarrës duhet të drejtohet në sportele për të arritur një dakordësi me bankën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re