Zgjidhni në mënyrën e duhur kremin e plazhit dhe e përdorni atë edhe nëse mendoni se orari në të cilin keni shkuar në plazh apo keni dalë shëtitje nuk ka rreze të forta dielli.

Kini parasysh këto 10 gjëra në lidhje me kremin mbrojtës

  • Faktori mbrojtës deri në moshën 6 vjeçare duhet të jetë 50+ dhe më pas kur lëkura të jetë pak më e errët mund të përdorni atë me 30+. Kur ajo të jetë nxirë shumë mund të përdorni 15+.
  • Duhet ta përdorim kremin edhe nëse fëmija është nxirë shumë? Sigurisht që po, kështu do të mbroni lëkurën (epidermën) nga rrezet e diellit edhe gjatë një ekspozimi të gabuar.
  • Mosha në të cilën mund të përdoret kremi është 0 muajsh, pra që nga lindja. Ekspozimi duhet të bëhet nga ora 8-11 dhe pas orës 17.
  • Fëmija duhet të qëndrojë në hije edhe nëse ka vendosur kremin mbrojtës. Kështu do të evitoni djegiet.
  • Kremi duhet të aplikohet pas çdo larje edhe pse mund të jetë rezistent ndaj ujit dhe çdo 2 orë nëse ndodhet në mal.
  • Fëmija duhet të ketë një krem specifik, por nëse nuk keni mundësi për një të tillë mund të përdorë kremin e prindërve mjafton të ketë faktorin e duhur.
  • Përse në disa raste kremi nuk përthithet nga lëkura dhe krijon një shtresë të bardhë? Zakonisht kjo ndodh nëse kremi ka një faktor të lartë në mënyrë që të krijojë një mbrojte totale.
  • Kremi me faktor të lartë nuk e pengon fëmijën të nxihet, por thjesht e bën atë në mënyrë më graduale.
  • Fëmija nuk duhet të qëndrojë gjithë ditën në diell edhe nëse është lyer me krem. Evitoni rrezet e orës 12:00-16:30.
  • Mbrojtja nga dielli është e domosdoshme qoftë në det apo në mal, po ashtu edhe gjatë shëtitjeve në qytet./perNenat
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re