Skip to content

Kremlini: Bashkëpunimi ushtarak dhe teknik i Rusisë dhe Turqisë do të diskutohet në Soçi

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov, ka bërë të ditur se bashkëpunimi ushtarak dhe teknik midis Rusisë dhe Turqisë do të diskutohet gjatë një takimi të presidentëve të dy vendeve më 5 gusht në Soçi.

I pyetur nëse presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar çështjen e bashkëpunimit për dronët luftarakë ‘Bayraktar’ të prodhimit turk, Peskov tha se bashkëpunimi ushtarak dhe teknik është vazhdimisht në agjendën e dy vendeve.

“Fakti që ndërveprimi po zhvillohet në një zonë kaq të ndjeshme tregon se i gjithë rrjeti i marrëdhënieve është në një nivel shumë të lartë”, u shpreh Peskov.

Ai theksoi se bashkëpunimi ushtarak dhe teknik midis Moskës dhe Ankarasë po ashtu u trajtua në “dimensione të ndryshme” gjatë kontakteve të fundit.

“Zakonisht në çdo takim diskutohen aspekte të ndryshme”, shtoi ai.

Vizita në Soçi u njoftua dje nga presidenca turke, e cila nuk dha detaje të tjera të agjendës së saj.

Njoftimi vjen disa ditë pasi u arrit një marrëveshje midis Turqisë, Kombeve të Bashkuara (OKB), Rusisë dhe Ukrainës mbi rifillimin e dërgesave të grurit nga Ukraina. Sipas marrëveshjes, zyrtarët turq dhe rusë, si dhe ata të OKB-së dhe ukrainas, do të shërbejnë në një qendër të posaçme në Istanbul për të koordinuar dërgesat.
Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë