Rusia pranon se është “në një gjendje lufte”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Moska këmbënguli të paraqiste sulmin ndaj Ukrainës si një “operacion special ushtarak”, ndërsa hodhi poshtë fjalën “luftë”.

Përveç kësaj, Kremlini fajëson për gjendjen e luftës ndërhyrjen perëndimore në anën e Ukrainës.

“Jemi në gjendje lufte, po, ky filloi si një operacion special ushtarak, por që nga momenti i krijimit të kësaj bande, kur në të gjitha këto ndërhyri Perëndimi kolektiv në anën e Ukrainës, për ne u bë luftë. Jam i bindur dhe të gjithë duhet ta kuptojnë”, tha Peskov në një intervistë për Argoumenty I Fakty.

Moska duhet të çlirojë plotësisht rajonet e reja për të garantuar sigurinë e njerëzve atje, tha zëdhënësi i Kremlinit, duke iu referuar rajoneve të Ukrainës lindore Luhansk dhe Donetsk, dhe Ukrainës jugore Zaporizhia dhe Kherson, të cilat ajo i pushtoi pjesërisht pas pushtimit të saj në Ukrainë, duke shpallur më pas aneksimin e tyre.

Aneksimi është një rrëmbim i paligjshëm i tokës dhe Ukraina nuk do të ndalet derisa të gjitha forcat ruse të dëbohen nga ato toka, u përgjigj Kievi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re