Skip to content

Kremlini: Franca nuk mund të ndërmjetësojë në çështjen e Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Franca nuk mund të pretendojë rolin e saj ndërmjetësues në çështjen e Ukrainës.

Lidhur me përpjekjet e Francës për të vepruar si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës, Peskov tha: “Parisi nuk mund të pretendojë rolin e tij ndërmjetës, sepse mban një nga palët në konflikt. Gjithashtu, Parisi është i përfshirë në mënyrë indirekte dhe të drejtpërdrejt në çështjen e Ukrainës”.

“Për këtë arsye është e vështirë të merret parasysh roli ndërmjetësues i Francës”, tha ai.

– “Kina ka të drejtë t’u përgjigjet veprimeve provokuese”

Duke theksuar se Kina organizon stërvitje ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, Peskov tërhoqi vëmendjen për veprimet provokuese kundër Kinës.

“Sigurisht, Kina ka të drejtën sovrane t’u përgjigjet këtyre akteve provokuese edhe me manovra ushtarake në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Peskov.

Ai potencoi se duhet të respektohen të drejtat e Kinës dhe vendeve të tjera për këtë çështje.

Burimi: AA