Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, ka deklaruar se furnizimi me armë nga vendet perëndimore për Ukrainën dhe vendet e tjera do të kërcënonte sigurinë e kontinentit.

“Tendenca e furnizimit me armë për Ukrainën dhe vende të tjera, duke përfshirë armë të rënda, në vetvete është veprim që kërcënon sigurinë e kontinentit dhe provokon paqëndrueshmëri”, tha Peskov, duke folur për gazetarët lidhur me thirrjen e sekretares së jashtme britanike, Liz Truss, për furnizim të vazhdueshëm me armë në Ukrainë

Truss ka bërë thirrje për furnizime të vazhdueshme me armë në Ukrainë kundër Rusisë dhe po ashtu ka deklaruar se është e nevojshme të sigurohet që Moldavia dhe Gjeorgjia të jenë në gjendje të mbrojnë sovranitetin dhe liritë e tyre.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re