Skip to content

Kremlini konfirmon: Vladimir Putin dhe Donald Trump pritet të takohen në ditët në vijim


Një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump pritet të zhvillohet në ditët në vijim, sipas një deklarate nga Kremlini.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për çështje të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, i cili konfirmoi se palët kanë arritur një marrëveshje parimore dhe tashmë kanë nisur përgatitjet për samitin, raporton Sky News.

Ndërsa është diskutuar edhe mundësia e një takimi trepalësh me përfshirjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Moska nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për këtë opsion.

Data e saktë e takimit Putin–Trump nuk është bërë publike, por sipas Kremlinit, ai mund të mbahet që javën e ardhshme, në varësi të përgatitjeve logjistike që janë në proces.