Skip to content

Kremlini mohon akuzat për vjedhjen e grurit nga Ukraina

  • 23/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kremlini përsëriti edhe njëherë pretendimet se forcat ruse nuk kanë vjedhur grurë nga Ukraina, sipas skynews.

 

Në fillim të këtij muaji, ambasadori i Kievit në Ankara tha se blerësit turq ishin mes atyre që kishin blerë grurin që Rusia kishte vjedhur nga Ukraina, duke shtuar se ai kishte kërkuar ndihmën e Turqisë për të identifikuar dhe kapur individët përgjegjës për dërgesat e supozuara.

 

I pyetur në lidhje me komentet e Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu se Ankaraja do të hetojë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha:

 

“Duhet të pyesni ministrinë e jashtme. Rusia nuk ka vjedhur grurë.”

 

Muajin e kaluar, Vladimir Putin u tha udhëheqësve perëndimorë se ishte i gatshëm të diskutonte eksportimin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, për shkak të frikës për një mungesë globale ushqimore.

 

Më shumë se 20 milionë tonë drithëra janë bllokuar në kapanone në portet e Ukrainës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë