Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se në Gaza nuk kanë mundur të mbërrijnë ndihmat humanitare dhe shtoi se aty po përjetohet katastrofë humanitare.

Duke vënë theksin se nuk është lejuar hyrja e ndihmave të dërguara për Gazën, Peskov tha: “Është lejuar hyrja e vetëm disa kamionëve me ndihma. Kjo është shumë pak. Po ashtu nuk lejohet as dalja e njerëzve”.

Situata është në përmasat e katastrofës, tha Peskov, duke shtuar: “Në Gaza po përjetohet katastrofë humanitare. Atje duhet të dërgohen ndihmat humanitare. Nëse fillohet operacioni tokësor, situata mund të përkeqësohet edhe më tej”.

Pasi vuri në dukje se duhet të intensifikohen përpjekjet nën praninë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Peskov tha se “të gjithë duhet të bëjnë thirrje për armëpushim dhe nuk mund të dënohen vetëm veprimet e njërës palë”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re