Sipas një deklarate me shkrim të publikuar nga Kremlini, Presidenti Putin ka realizuar një bisedë telefonike me liderin palestinez, Abbas.

Pasi bën me dije se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për çështjen palestineze, deklarata e Kremlinit vijon me këto fjalë: “Putin dhe Abbas u konsultuan për zgjidhjen e çështjes së Lindjes së Mesme në kontekstin e përshkallëzimit të tensioneve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Ata shprehën shpresën që kjo situatë të mos shndërrohet në luftime të shkallës së gjerë ndërmjet Palestinës dhe Izraelit. Liderët theksuan rëndësinë e rifillimit të dialogut ndërmjet Palestinës dhe Izraelit nën patronazhin e Katërshes së Lindjes së Mesme (FederataRusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara).”

“Palët diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa Putini e uroi popullin palestinez për muajin e ramazanit”, shton Kremlini.

Mes të tjerash, deklarata sqaron se Putini e informoi Abbasin edhe për negociatat me Ukrainën.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re