Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka lajmëruar të gjithë besimtarët se nisur nga kushtet e vështira në të cilat ndodhet vendi, se duhet që të qëndrojnë në shtëpi.
“Shërbesat e “Javës së Madhe dhe të Shenjtë” do të zhvillohen në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë, me dyer të mbyllura. Inkurajojmë dhe nxisim të gjithë besimtarët që këto shërbesa lutjeje t’i ndjekin nga: Radio “Ngjallja”, audio – video. Radio “Ngjallja”, në valët FM Tiranë-Durrës 88.5, Korçë 88.7, Elbasan 93.4, Fier 98.7; në internet: në Facebook Radio “Ngjallja” dhe në web http://www.radiongjallja.org/”, ishte njoftimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.