Kryeministri Edi Rama, ka publikuar disa foto nga Luksemburgu me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos dhe skuadrën kombëtare të negociatave për Grupkapitujt që Shqipëria çeli sot.
“Krenar për Shqipërinë”, shkuan Rama krahas fotove, teksa duken duke festuar të gjithë e me duart lart.
Kujojmë se sot gjatë takimit në Luksemburg u hapën negociatat e BE me Shqipërinë për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm), duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e 6-të, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.