Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe sot episodin e radhës të podcastit “Flasim”.
Ai ka bërë edhe një herë paralelizmin e përdorur gjerësisht ditët e fundit, mes masjit 1996 ku socialistët u dhunuan sipas tij nga PD, ndërsa sot situate është tejet më ndryshe, duke folur për integrimin dhe faktin që Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.
“Kemi miratuar disa vendime të rëndësishme për Shqipërinë 2030, për të cilën puna përqendrohet në përmbushjen e objektivave për mbylljen e 33 kapitujve që të realizojmë objektivin final. Në thelb realizojmë një plan që orienton institucionet. Kemi miratuar gjithashtu partneritet strategjik me agjencitë e OKB që do të mbështesë Shqipërinë në disa fusha.
Integrimi nuk është proces i ndarë që lidhet me ndërveprimin mes nesh dhe KE. Po është një proces kompleks që lidhet edhe me domosdoshmërinë për të jetësuar në hapësirën tonë vendin e standardeve dhe mundësive.
Ai foli edhe në lidhje me krijimin e Albanian Digital Solution.
“Albanian Digital Solution është një fazë e re e digjitalizimit. Është një ndarje e AKSHI në 2 pjesë, ku KASHi do të jetë kontrolluesi ndërsa ADS do të jetë truri që do të prodhojë zgjidhje dhe do të mirëmbajë sistemet tona”, tha ai.
