Nga Arben Manaj

Çdo të enjtë në orën 20 të mbrëmjës, e tërë Britania ndalon dhe që nga Kryeministri e dëri tek fëmijët e vëgjël bashkë më prindërit, ndërpresin gjithçka dhë dalin në rrugë për të duartrokitur punonjësit e shëndetësisë në shenjë mirënjohje. Por media britanike dhe ndërkombëtarë ka fiksuar një infermierë shqiptare, pikërisht Nevila Selmanin, e cila po shndërrohët në modelin mediatik të kësaj shëndetësie, punonjësit e së cilës, edhe ata ua kthejnë mirënjohjën e tyre për respektin e publikut britanik.

Edhe pse pandemia e shnderroi Britanine ne “te semurin e Evropes”, britaniket nuk e fshehin, pekundrazi me miliona dalin  neper rruge dhe duartorkasin ne shenje mirenjohje per mjeket dhe infemieret dhe per ate qe ata po bejne ne kushte shpesh mjaft te veshtira per te perballuar me nje kosto te madhe personale dhe me vetemohim, Covid-in.

Media britanike, por edhe ajo nderkombetare ka fiksuar fotografine e infermieres shqiptare, Nevila Selmani, e cila po shnderrohet praktikisht ne simbolin e ketij institcioni britanik, ne kthimin mbrpasht te respektit dhe mirenjohjes ndaj britanikeve.

Fotot e Nevila Selmanit, dhe ekspresioni i saj fotozhenik, e fiksuar nga fotografet dhe paparacet britanik, shprehin me se mire boten e brendshme dhe miresine ne formen me te arrire artistike te asaj qe shendetesia britanike perfaqeson.

Fotot e saj kane bere xhiron e botes  ku nga mbulimi i BBC, ITV-s, SKY NEWS, gazetave , The Telegraph, The Guardian, tabloidet The Daily Mail, The Sun, agjensia e madhe e lajmeve Reuters dhe deri ne Kine, tek China Daily.

Nevila Selmani si shume mjekë dhe infermiere shqiptare kane dhene nje kontribut te cmuar, me nje modesti te admirueshme, ne perballimin e Pandemise ne Britani.

E arsimuar ne Britani, ajo eshte e punesuar ne nje nga spitalet me te njohur privat ne Londer, por u rikthye perkohesisht ne vijen e e frontit te Sherbimit Kombetar Shendetesor britanik, NHS, ne spitalin Chelsea and Westminster te Londres, per te bere ate qe ajo e ka passion dhe di ta beje me mire; per te shpetuar jete njerezore.

Te gjithe ata qe e njohin kete vajze shqiptare ndihen krenar per origjinen e tyre etnike e cila eshte shembull i heshtur, por mjaft i fuqishem i krenarise se te qenit shqiptar te ndershem, te integruar sukseshem ne shoqerine e sofistikuar britanike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re