Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të rikthejë frymëmarrjen e futbollit shqiptar dhe të marrë parasysh kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit dhe të nisë kampionati i Kategorisë Superiore. Me anë të një shkrimi në Facebook, Meta thotë se krenaria jonë ndodhet në ngërç për shkak të shtyrjes së datës së fillimit të kampionatit për sezonin 2020-2021.

“Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të mënjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”, shkroi Meta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re