Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas priti në një takim të nivelit të lartë udhëheqës fetarë nga e gjithë Evropa për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në jetën e qytetarëve evropianë. Nëpërmjet videomesazhit mori pjesë dhe nënkryetari i Parlamentit Evropian, Otmar Karas, ndërsa mori pjesë edhe i dërguari special për promovimin e lirisë së fesë apo besimit jashtë BE-së, Frans van Daal.

Schinas tha se “në ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, ne kujtojmë mësimet që na mëson historia. Dita përkujtimore e këtij viti ka një kuptim të veçantë. Agresioni rus kundër Ukrainës është një sulm ndaj vlerave tona thelbësore evropiane dhe vë në pikëpyetje vetë themelin e mënyrës sonë evropiane të jetesës. Takimi ynë ishte një mundësi për të dëgjuar pikëpamjet e udhëheqësve tanë fetarë dhe për të diskutuar mënyrat për t’u përballur me sfidat e paraqitura nga lufta në Ukrainë.”

Tetë liderët fetarë që morën pjesë në takim diskutuan ndër të tjera për politikën e BE-së për migracionin dhe azilin, krizën energjetike dhe pasojat e saj sociale dhe ndikimin e tyre në arkitekturën evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re