Liderët e shteteve anëtare të BE-së, do të mblidhen të enjten dhe të premten në Bruksel, në një samit ku temë dite do të jenë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht raportet Kosovë – Serbi. Sipas burimeve nga KE, është Qiproja, një prej vendeve anëtare, ajo që ka kërkuar marrjen në në konsideratë të bllokimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ndër të tjera, pritet të diskutohet çështja e mprehtë e futjes së tarifave doganore në Kosovë për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Sipas qëndrimit të deritanishëm të Brukselit, masa të tilla komplikojë situatën, nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe dëshirat e popullit të Kosovës, si dhe janë në kundërshtim me obligimet e Kosovës në kuadrin e marrëveshjes së CEFTA-s.

“Tarifat duhet të tërhiqen”, thanë burimet nga Këshilli Europian.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re